ZGJEDHJET NË BERANE DHE ULQIN MË 27 MARS

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka shpallur zgjedhjet lokale në Berane dhe Ulqin, të cilat do të mbahen më 27 mars. Kabineti i Presidentit të Malit të Zi ka njoftuar se Gjukanoviq ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Beranës dhe Kuvendin Komunal të Ulqinit. “Shpall zgjedhjet për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Beranës dhe Kuvendin e Komunës së Ulqinit. Zgjedhjet do të mbahen më 27 mars. Ky vendim hyn në fuqi ditën e miratimit dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi dhe në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – Rregulloret komunale”, thuhet në njoftim.

SHARE