MË PAK TË INFEKTUAR, 75% E TË VDEKURVE TË PAVAKSINUAR

Epidemiologu në Institutin e Shëndetit Publik, Dr. Adis Martinoviq, thotë se kurba e epidemisë në Mal të Zi është drejt rënjes. Ai thekson se 75% e pacientëve të vdekur me Covid kanë qenë të pavaksinuar. Martinoviq po ashtu theksoi se ditët e fundit përqindja e rasteve pozitive në numrin e përgjithshëm të të testuarve sillet nga 30 deri në 40 për qind. Po ashtu, ai shton se ndryshe nga rajoni dhe pjesa tjetër e Evropës, Mali i Zi tani ka një rënie të numrit të të infektuarve.

SHARE