ABAZOVIQ OFRON QEVERI TË PAKICËS, PA PDS DHE FD

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se koalicioni „E bardha në të zezë“ ofron krijimin e një qeverie të pakicës, e cila, siç theksoi ai, është një nga zgjidhjet e mundshme të krizës qeveritare. Oferta për përkrahje për qeverinë pakicë do t’u dërgohet 81 deputetëve, thotë Abazoviq dhe shton se në të nuk do të ketë vend për PDS dhe FD. Nëse do të pyetet ai, në Qeverinë e re do të ketë vend për disa ministra nga qeveria aktuale. Ai shtoi se qëllimi është zhbllokimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu theksoi se partnerët ndërkombëtarë po kërkojnë stabilitet, i cili duhet të arrihet nga forcat e brendshme në vend. Abazoviq tha se Qeveria kishte bërë shumë në periudhën e kaluar, por se rezultatet nuk ishin siç pritej për shkak të mungesës së mbështetjes. Nëse situata nuk zgjidhet, zgjedhjet mbeten zgjidhje e qartë, tha kryetari i Lëvizjes Qytetare URA. „Mendoj se të gjithë do të kenë një qëndrim të qartë deri në fund të javës, në bazë të të cilit do të konkludojmë nëse ideja ka mbështetje”, tha Abazoviq.

SHARE