FORMOHET TRUPI KOORDINUES PËR MONITORIMIN E PROGRAMIT „EVROPA TANI“

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme ka marrë vendim për themelimin e Trupit Koordinues për monitorimin e programit “Evropa Tani”. Kryetar i Trupit Koordinues do të jetë ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq, ndërsa zëvendëskryetar do të jetë këshilltari i kryeministrit Dejan Abazoviq, u bë e ditur pas seancës. Detyrat e Trupit Koordinues do të jenë: monitorimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve në kuadër të zbatimit të programit “Evropa Tani”, si dhe monitorimi, në bashkëpunim me autoritetet dhe institucionet kompetente, eliminimi i parregullsive të raportuara gjatë zbatimit të programit. “Detyra e Trupit Koordinues do të jetë që Qeverisë së Malit të Zi t’i dorëzojë një raport gjashtëmujor për aktivitetet e realizuara. Trupi Koordinues do të bëjë takime sipas nevojës dhe së paku një herë në muaj”, njofton Qeveria. Në seancë u konkludua se Trupi Koordinues mund të kërkojë të dhëna, shpjegime dhe raporte nga autoritetet dhe institucionet kompetente për çështje që kanë të bëjnë me programin Evropa Tani dhe, nëse është e nevojshme, të angazhojë përfaqësues të organeve, institucioneve dhe organizatave të tjera, si dhe ekspertët që marrin pjesë në punën e atij organi, pa të drejtë vendosjeje. “Po ashtu është planifikuar që si mundësi të formohen ekipe më të vogla operative që do të monitorojnë zbatimin e aktiviteteve”, thuhet në komunikatë.

SHARE