PUNËDHËNËSI KËRKON TË REDUKTOJË ORARIN E PUNËS SË PUNONJËSIT

Administrata për Çështjet e Inspektimit ka pranuar një raport nga një punëtor në Budva ku thuhet se punëdhënësi i ka kërkuar që në aneks të kontratës ta ndryshojë orarin e punës nga i plotë në me kohë të pjesshme, tha ndihmësdrejtorja e Administratës për Çështje të Inspektimit Ana Vujosheviq. “Ne do të kontrollojmë nëse është një rast i qëllimit të keq apo kërkesa është e justifikuar. Nëse ka ndonjë element, ne do të veprojmë sipas ligjit. Dënimet do të jenë rigoroze, do të veprojmë në mënyrë te vazhdueshme,” vuri në dukje Vujosjeviq si e ftuar në programin e mëngjesit. Ajo shtoi se administrata tashmë ka ndërmarrë aktivitete përgatitore në drejtim të monitorimit të zbatimit të programit “Evropa Tani”. Filip Lazoviq, këshilltar për çështje juridike dhe dialog social në Unionin e Punëdhënësve të Malit të Zi, tha se krijimi i një trupi koordinues për monitorimin dhe zbatimin e programit Evropa Tani mund të jetë vetëm një lajm i mirë. Ai shton se Sindikata e Punëdhënësve si përfaqësues i punëdhënësve pret të jetë pjesë e atij komisioni. Kabineti i kryeministrit Zdravko Krivokapiq njoftoi se të enjten do të formohet një trup koordinues për të monitoruar zbatimin e programit Evropa Tani.

SHARE