eDrafti i raportit mbi përparimin e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian do të paraqitet nesër në Strasburg.
Për Malin e Zi, në raport thuhet se “ka përparime në letër, ndërsa në praktikë është duke mbetur mrapa”, raporton Radio Evropa e Lirë. Maqedonia javën e ardhshme nga Komisioni Evropian, do të fitojë rekomandime për të hapur negociatat e pranimit dhe do të marr vlerësime pozitive për qeverinë e Zoran Zaev, raporton Radio Evropa e Lirë.
Është raportuar se korrespondentët nga Brukseli kishin qasje në raportin që do të publikohen më 17 prill në Strasburg, e në të cilat vlerësohet se pikat kritike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten të lidhura me sundimin e ligjit, krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Kampioni i këtij viti” do të jetë Shqipëria, e cila do të marrë një rekomandim për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE, ndërsa për Kosovën, në raport do të theksohet se reformat e filluara janë ngadalësuar rreth procesit zgjedhor.
Ministrat e jashtëm të BE-së , diskutuan sot në Luksemburg për Ballkanin Perëndimor, në prag të publikimit të nesërm të raportit të ri vjetor mbi progresin e vendeve të rajonit n drejt procesit të integrimeve evropiane.