Gjithnjë sipas RTMZ, Rama ka thënë se bëhet fjalë për një zgjedhje të qartë pro-evropiane që garanton stabilitetin dhe përparimin e mëtejshëm në rajon. Nga PDS-ja, kumtuan se Aleksandar Andrija Pejoviq,Kryetari i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Integrimin Evropian dhe Euroatlantik të Këshillit qendror të PDS-së, mori pjesë në Konferencën Ballkanike të Partisë Socialiste Evropiane (PSE), mikpritëse e të cilës ishte Partia Socialiste e Shqipërisë.
“Në takimin e PE në Tiranë, i cili u mbajt si vazhdimësi e konferencës në Podgoricë, u diskutua lidhur me çështjet e bashkëpunimit partiak midis palëve në rajon, siç është Partia Socialiste Evropiane, Parlamentin Evropian dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe rolin e shoqërisë civile dhe sektorit ekonomik në negociatat dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian “, thuhet në kumtesë.