APLIKIMET PËR VAKSINIM JANË TË MUNDSHME QË NGA NESËR

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Igor Galiq, tha se regjistrimi zyrtar i qytetarëve për vaksinim kundër koronavirusit mund të fillojë nesër dhe se si do të zhvillohet do të specifikohet në seancën e sotme të Komisionit Kombëtar për Imunizimin. Sipas tij, numri unik për të gjithë Malin e Zi 1717, në të cilin mund të aplikojnë qytetarët, duhet të fillojë të punojë nesër. Ata do të kontaktohen më vonë nga mjeku i zgjedhur i cili do t’i regjistrojë dhe përcaktojë datën e saktë të vaksinimit.

SHARE