EDHE 484 RASTE TË REJA ME COVID-19, 10 TË VDEKUR

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e korona virusit 10 vetë kanë ndërruar jetë dhe janë konfirmuar 484 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. “Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik dhe laboratorët e tjera publike dhe private të cilat merren me diagnostifikimin e infektimit me korona virusin e ri kanë përfunduar analizat dhe ia kanë dorëzuar Institutit rezultatet e 1. 901 mostre, në mesin e të cilëve gjithsejtë 484 kanë rezultuar pozitiv”, thuhet në kumtesë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid 19 prej fillimit të pandemisë është 926 persona, thuhet në kumtesë. Në ndërkohë është paraqitur edhe shërimi i 534 pacientëve. “Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarave, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 8.468, kurse prej fillimit të epidemisë, në mars të vitit të kaluar numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me Covid-19 është 70 mijë e 658 persona”, thuhet në kumtesë.

SHARE