Ndërtimi i pjesës prioritare të autostradës Tivarë-Bolare përforcoi marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Kinës dhe krijoi një bazë të mirë për dialog të mëtejshëm mbi bashkëpunimin në projektet e reja të zhvillimit, deklaroi kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Markoviq, gjatë vizitës lamtumirëse të ambasadorit kinez në Malin e Zi, Cuija Zhiweija, tha se marrëdhëniet midis dy vendeve janë në nivelin më të lartë, gjegjësisht janë marrëdhënie miqësore, përmbajtëse dhe të larmishme.
Nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun i Qeverisë së Malit të Zi, kumtuan se bashkëbiseduesit vunë në dukje se bashkëpunimi malazez dhe kinez në fushat e projekteve zhvillimore të shkencës, arsimit, kulturës dhe sporteve kontribuoi në njohjen më të mirë të njerëzve dhe kulturave, si dhe të interesit më të madh, i cili, ndër të tjera, vërehet në numrin gjithnjë më të madh të bursave dhe studentëve malazezë dhe ekspertëve të sporteve në Kinë, dhe të turistëve kinezë në Mal të Zi.
“Një qasje e tillë tregon se marrëdhëniet janë në nivelin më të lartë, por gjithashtu tregon se nuk ekziston maksimum, sepse gjithmonë mundet më shumë”, vlerësoi Cui.
Cui, gjithashtu theksoi se Kina mirëpret përparimin e mirë të Malit të Zi në agjendën ekonomike dhe politike.