GJELOSHAJ: PARTITË E PAKICAVE TË MOS DISKUTOJNË PËR PJESËMARRJEN NË QEVERINË E RE

Partitë e pakicave nuk duhet as të diskutojnë për pjesëmarrjen në Qeveri, e cila po formohet në kundërshtim me pikëpamjet e partnerëve më të rëndësishëm ndërkombëtarë të Malit të Zi, tha kreu i Alternativës Shqiptare (ASH) Nik Gjeloshaj. Ai tha se pas të gjitha apeleve të opinionit profesional dhe partnerëve ndërkombëtarë që të mos vazhdohet me formimin e Qeverisë në bazë të Ligjit për Presidentin, në fund të vitit vjen një lajm shumë i keq – se Kuvendi, bazuar në atë Ligj, ka emëruar një mandatar. “Ne po arrijmë të njëjtin pozicion si në vitet 1990-ta dhe kundër pjesës tjetër të botës, për fat të keq! Mendimi im është se partitë e pakicave nuk duhet as të diskutojnë pjesëmarrjen në këtë Qeveri,” ka shkruar Gjeloshaj në Facebook. Ai theksoi se jë Qeveri që po formohet në kundërshtim me pikëpamjet e partnerëve tanë më të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha SHBA-së dhe BE-së nuk do ta ketë mbështetjen e partive pakicë.

SHARE