Përfaqësuesit e Komunës së Tuzit, kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari i Komunës Ivan Ivanaj, vizutuan sot lokacionin ku rinia e Mileshit ka filluar ndërtimin e qendrës sportive.
Në emër të Komunës së Tuzit, Kajoshaj dhe Ivanaj, premtuan mbështetje konkrete prej 15 000 euro për këtë iniciativë të qëlluar të rinisë së Mileshit.
Siç njoftojnë ata, Komuna e Tuzit edhe në të ardhmen do të mbështesë çdo iniciativë të qëlluar që vjen nga qytetarët, e posaçërisht ato të cilat ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e gjithanshëm të shoqërisë, siç është edhe ky projekt.
Projekti është punuar nga arhitekja e mirënjohur, Majda Shukurica, në mënyrë profesionale dhe moderne.
Ky projekt dëshmon pjekurinë dhe vullnetin e vrullëshëm të rinisë për të progresuar infrastrukturën vendase.