QEVERIA ZGJAT FUSHATËN ME „ÇMIME TË LIMITUARA“ DERI MË 30 PRILL

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, ka bërë të ditur se Qeveria në seancën e sotme ka zgjatur fushatën me „Çmime të Limituara“.

Sipas Gjeloshajt, çmimet e të njëjtave artikuj do të ulen si në fushatën e kaluar, e cila zgjat deri nesër.

“Sot e kemi zgjatur këtë fushatë deri më 30 prill, me të njëjtat artikuj si në periudhën e kaluar”, tha ai.

Ai tha se qëllimi i fushatës është ndalimi i rritjes së çmimeve të ushqimeve bazë.

Ai shton se Ministria po përgatit edhe disa masa të tjera përveç çmimeve të limituara.

“Të gjitha të dhënat statistikore tregojnë se nuk ka pasur inflacion në periudhën e mëparshme dhe se çmimet janë stabilizuar”, tha ai.

Gjeloshaj tha se Ministria ka krahasuar çmimet e produkteve nga fushata me „Çmime të Limituara“ me ato në rajon dhe se hulumtimi ka treguar se çmimet janë shumë më të lira se në Kroaci dhe Serbi.

Zëvendëskryeministri nuk ka dashur të komentojë situatën në lidhje me bojkotin e çmimeve në Kroaci.

I pyetur nëse ai mbështet një bojkot të zinxhirëve të shitjes me pakicë në Mal të Zi, ai tha se mbështet blerjen e sa më shumë produkteve vendase.

“Nëse do të shkoj në dyqane këto ditë do të blej produkte vendase. Po krijojmë një mjedis në të cilin duhet të zhvillohet ekonomia vendase. Po të kishin pyetur veten sot dyqanet, nuk do ta kishim zgjatur aksionin”, tha ai.

I pyetur nëse po shqyrtohen ndryshime të mundshme të gjobave nëse tregjet nuk respektojnë limitet e çmimeve, Gjeloshaj tha se nuk e di nëse do të ishte një ide e mirë që të rriteshin penalitetet.

Ai bëri të ditur se gjithsesi, inspektorët do të bëjnë më shumë kontrolle në periudhën e ardhshme dhe se pret që dyqanet të respektojnë masat.

Ai tha se analizat e Ministrisë kanë treguar se është më fitimprurëse dhe më mirë për qytetarët që të kufizojnë çmimet sesa marzhet.

SHARE