UDSH: KUMTESË PËR OPINION

Të nderuar qytetar të Komunës së Tuzit, diasporë e nderuar,

Për hirë të shumë të pavërtetave që janë shfaqur ditëve të fundit Ju njoftojmë se:

Unioni Demokratik i Shqiptarëve është i shqetësuar pamasë nga situata politike e krijuar kohëve të fundit. Kjo situatë, po sjell mes njerëzve edhe indinjatat më të rrezikshme për shoqërinë tonë të përbashkët që për ne si subjekt i dytë politik shqiptar në Mal të Zi është e papranueshme.

Gjatë mandatit ku UDSH ishte pjesë e Forumit shqiptar dhe pjesë e shumicës kishte shumë momente ku UDSH u neglizhua ne mënyrë që mos ti jepet meritorja, sidomos nga zgjedhjet parlamentare te 30 gushtit 2020. Për këtë arsye UDSH gjatë kësaj periudhe në mënyrë të ndryshme ka reaguar me qellim që anëtarë tjerë te Forumit (ASH dhe LDSH) të realizojnë atë që kanë premtuar. Bëjmë me dije opinionin e gjërë se asnjë nga marrëveshjet as sot e kësaj dite nuk u realizuan, as marrëveshja e vitit 2019 por as marrëveshjet që ishin gjatë mandatit afro katër vjeçar.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve edhe përkundër faktit se pjesëtarët tjerë të Forumit shqiptar ASH dhe LDSH bënë çdo gjë që të minimizohet faktorizimi i UDSH, për hirë të Malësisë së bashkuar vazhdoi të jetë pjesëtar i Forumit Shqiptar vetëm e vetëm të mos quhet përçarës edhepse nga përvoja pritej se keqpërdorimi do të vazhdojë.

Moment i ri por jo edhe i papritshëm nga anëtarë e Forumit ishte edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së re në mes ASH, LDSH dhe UNSH ku me qellim UDSH u la anash në mënyrë që të nënçmohet, neglizhohet dhe si i till të mbes në marginën politikë ne komunën e Tuzit. Por ajo për fat të mirë tonin por edhe të Malësisë nuk ndodhi. UDSH vazhdoi dhe do të vazhdojë aktivitetet e veta duke u bërë ballë gjitha presioneve e sfidave që do ti sjell koha. UDSH ska nevoj për lemoshë, ka politikën më transparente nga subjektet politike në Mal të Zi dhe kjo dikujt i pëngon pamasë. 

Se po veprohet anti UDSH dëshmon edhe fakti se gjatë vitit 2022 nuk u realizuan shumica e aktiviteteve të propozuara nga UDSH, nuk pati asnjë konsultim për rendim e ditë se Seancës e poashtu asnjë konsultim rreth buxhetit për vitin 2023 nuk u realizua me Unionin Demokratik të Shqiptarëve.

Z. Gjeloshaj harron se mjaftë herë në Seanca UDSH formonte shumicën e thjeshtë të numrit 17. Tendenca e vazhduar është që UDSH në vazhdimësi të vihet në syrin kritik ndërsa nuk shikohen veprimet e Partive tjera që për fat të keq tejkalojnë vlerat kombëtare. Sot disa Subjekte shqiptare jane pjesë e Qeverisë ku Agjenda kryesore e saj është destabilizimi i Malit të Zi dhe rritja e ndikimit proserb. Poashtu, sot jemi dëshmitar edhe të një politike pro Vuçiqit, Ballkanit të hapur ku Alternativa Shqiptare e proklamon haptas, që për mëndimin tonë është direkt sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare.

Qytetar të nderuar,

E përsëritim për të satën herë, se vendimet e njëanshme nuk janë zgjidhja më e mirë, siç ishte rasti i emërimit të kopshtit në Tuz. Anipse Nënë Tereza është bamirëse e njerëzimit dhe si e tillë pranohet edhe nga UDSH. Për më tepër sepse ajo është shqiptare dhe ka vlerat tona kombëtare dhe pranohet nga e gjithë bota. Prandaj larg nga çdo pretendim dhe mëndim dashakeq se gjoja UDSH qënka kundër vlerave univerzale dhe figurave kombëtare siç është Nënë Tereza e Gjergj Kastrioti.

Sa i takon ngritjes së permëndores\shtatores së Skenderbeut, e kemi thënë në vazhdimësi dhe e themi edhe sot, jemi PËR ngritjen e përmendores së Skenderbeut, por që një gjë e till apo e ngjajshme me të, duhet të behet në një koordinim, transparencë, dhe kompromis të përbashkët midis subjekteve politike në Malësi. UDSH që nga vitet e 90ta ishte ndër iniciatorët e ngritjes së Skenderbeut në Tuz, kështu që akuzat ndaj UDSH nuk qëndrojnë. Asnjë takim i përbashkët në mes të shumicës aktuale nuk është realizua gjatë gjithë mandatit në mënyrë që të merret mëndimi i të gjithëve.

Në parim jemi kundër uzurpimit të oborrit të Shkollës së Mesme të Përzier në Tuz, ku planifikohet të punohet sheshi. Por, nëqoftëse është kërkesa dhe kompromisi i subjekteve politike që, po në atë shesh të ngritet Shtatorja e Skenderbeut, atëherë na qoftë për hajr të gjithëve së bashku. Gjithashtu, ishim edhe njëri nga iniciatorët e ngritjes së Skenderbeut edhe në Ulqin, por nga pushteti aktual ku participojnë edhe ASH, PD dhe Forca po neglizhohet tejmase.

E kuptojmë deri diku shqetësimin e diasporës. Ai vjen kryesisht nga dezinformimi apo ndonjëherë edhe njëanshmëria që mund të krijohet nga largësia fizike që kemi mes nesh, por një gjë çudit se, as edhe njëherë gjatë gjithë kësaj kohe nuk u ngrit zëri nga asnjë njëri nga diaspora për një qasje më korrekte ndaj UDSH si faktori sublim i suksesit të 3 Marsit, edhepse kishin mjaft informata se diçka nuk po funkcionon, por sot tentohet po të njejtit persona të paraqiten si anti shqiptar ose anti malësor, gjë që nuk qëndron me realitetin. Askush dhe askurr nuk mund të njollosi anëtarët e pastër si loti të Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Subjektet politike kanë rrugën e vet, demokracia pranon rivalitetin politik dhe shprehjen e qëndrimeve, por asnjëherë UDSH nuk do të jetë me politikën e msheftë, qellimkeqe, të njëanshme. Nëse dikush kërkon që UDSH t’i bëhet marionetë, e ka plotësisht gabim, ajo nuk do të ndodh kurr.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve do të ngriti zërin, si çdoherë deri tani, kundër çdo të padrejte që do të paraqitet. Devijuesit e politikës kombëtarë kërkojini gjetiu. Unioni Demokratik i Shqiptarëve është i gatshëm që çështjet madhore dhe sfidat e kohës ti zgjedhim në bashkëpunim, e assesi në mënyrë të njëanshme.

Enis Gjokaj, Kryetar i Degës së UDSH Tuz.

SHARE