Sot, Komuna e Tuzit, në rolin e koordinatorit nënshkroi kontratën për realizimin e projektit të emëruar New Envairment Revitalizejshen Aproç – NERA në kuadër të Programit IPA të bashkëpunimit tejkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, që e financon Bashkimi Evropian.
Komuna e Tuzit në periudhën e kaluar ka punuar mjaft në përgatitjen e e aplikacionit të projektit bashkë me partnerin, Komunën e Pejës, duke pasur parasysh faktin se problemi i mbeturinave është i theksuar në të dy komunat.
Kemi nderin dhe kënaqësinë që me këtë projekt është bërë bashkëpunimi i parë ndërmjet dy komunave në nivelin e projekteve të bashkëpunimit tejkufitar të të financuar në kornizën e Instrumentit paraintegrues të mbështetjes 2014-2020.
Vlera e përgjithshme e projektit është 479.027,23 euro, prej të cilave Bashkimi Evropian ka ndarë mjete të pakthyeshme në shumën prej 399.937,23 euro për të dy komunat.
Me këtë projekt Komuna e Tuzit dhe Komuna e Pejës, me ndihmën e partnerëve të bashkëngjitur – Komunalja sh.p.k. Tuz dhe Ambienti sh.p.k. Pejë, përmes aktiviteteve më të rëndësishme do të:
– Punojnë planet për menaxhimin e mbeturinave në nivelin e Komunës së Tuzit dhe Komunës së Pejës;
– Vendosin filozofinë Zero Wejst në të gjitha rrafshet e ofrimit të shërbimit qytetarëve, si dhe ndërrimin e vetëdijes së vetë qytetarëve përmes fushatave;
-largojnë mbeturinat nga gjithsejtë 10 deponi të jashtëligjshme dhe t’i gjelbërojnë të njëjtat;
– t’i blejnë kontejnerët për hedhjen e mbeturinave;
– Të rregullojnë oborret e riciklimit si dhe e-marketin e pare tejkufitar për ofrimin dhe kërkesën e mbeturinave të mbledhura të ndara.
Projekti fillon më 01.02. 2023 dhe do të zgjatë 22 muaj.
Përcillini aktivitetet tona!