PARLAMENTI EVROPIAN MIRATOI SOT REZOLUTËN MBI PËRPARIMIN E MALIT TË ZI

Parlamenti Evropian, miratoi sot rezolutën mbi përparimin e Malit të Zi, në të cilin theksohen shqetësimet për “rritjen e numrit të rasteve të dhunës dhe vrasjeve që lidhen me krimin e organizuar, e të cilat në mënyrë të dëmshme ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të thjeshtë”.

Në tekstin e Rezolutës përshëndetet fakti se pushteti e ka trajtuar këtë çështje,megjithatë është kërkuar nga Podgorica zyrtare kërkesa parandaluese nga Podgorica zyrtare, veprime më të hollësishme parandaluese.

Deputetët e Parlamentit Evropian përshëndesin hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, por theksohet se duhet të forcohet rezultate konkrete, veçanërisht kur bëhet fjalë për pastrimin e parave dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Për rezolutë, votuan 484 deputetë,  kundër  80, ndërsa 63 abstenuan në votim. Parlamenti Evropian , siç theksohet në rezolutë, është gjithnjë e më i shqetësuar për gjendjen ndaj lirisë së shprehjes dhe të medieve në Mal të Zi. Në Rezolutë dënohen ashpër kërcënimet, sulmet verbale dhe fizike ndaj gazetarëve, si dhe fushata e pistë kundër gazetarëve dhe shoqërisë civile.

Shqetësim i veçantë shprehet për sulmin ndaj gazetares së gazetës “Vijesti” Olivera Lakiq, rast për të cilin bëhet thirrje për hetim të plotë ndaj këtij rasti.

Në Rezoluta gjithashtu dënohet vazhdimin e presionit financiar dhe editorial ndaj Servisit Publik të MZ (RTMZ).

“Thirren udhëheqësit politik në Mal të Zi,  të përqendrohen në sfidat e mbetura dhe të zgjidhin problemet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, lirinë e medies, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin e organizuar dhe dhunën në lidhje me këto çështje, pasiqë këto çështje konsiderohen si prioritet” , thuhet në Rezolutën e miratuar.

SHARE