INSTITUCIONET NUK DUHET TË NGADALËSOJNË PROCESIN E ZGJERIMIT

Institucionet në Mal të Zi nuk duhet të ngadalësojnë procesin e zgjerimit, sepse mbështetja e qytetarëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) nuk po zbehet, tha raportuesi i Parlamentit Evropian për strategjinë e zgjerimit Tonino Piculla. Ai në konferencën “Dekada e negociatave malazeze me BE-në – si të dalim nga rrethrrotullimi”, të organizuar nga Qendra për Edukim Qytetar, tha se anëtarësimi në Union ndihmon edhe transformimin ekonomik. Piculla tha se procesi është ngadalësuar vitet e fundit dhe se Mali i Zi është ende lider, megjithëse nuk ka mbyllur asnjë kapitull në katër vitet e fundit. “Në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, nevoja për të forcuar bllokun e BE-së po del shumë në plan të parë”, tha ai. Ai tha se sot perspektiva e Malit të Zi duket më e mirë falë qeverisë pakicë, e cila emëroi në pozita njerëz që i njohin proceset.

SHARE