ZYRTARI I NATO-s: LUFTA ME RUSINË NË PRAG, KOSOVA E BALLKANI TË MOS PRESË ÇDO GJË NGA NE

Zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, Rob Bauer, që tronditi së fundi me deklaratën e fortë se lufta me Rusinë është një mundësi reale dhe për këtë të gjithë duhet të përgatiten, ka folur së fundi edhe për situatën në Ballkan.

Në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda, ai rikujtoi deklaratat ruse se  duan të rikthehen në kufijtë e vitit 1997, ku përfshihen territoret e shumë vendeve të cilat që prej atëherë janë bërë anëtare të NATO-s”.

I pyetur edhe rreth pretendimeve të presidentit amerikan, Joe Biden, ku kishte deklaruar se “nëse Rusia fiton në Ukrainë, çfarë mendoni se do të ndodhë me Ballkanin?”, Bauer pohoi se shumë njerëz, me të drejtë, janë të shqetësuar për një skenar të tillë. 

“Nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, ky nuk do të jetë fundi i armiqësive. Ky do të jetë fillimi i një destabiliteti të ri. Sepse rusët atëherë do të besojnë se sjellja e tyre në fakt po shpërblehet”, ishte komenti i tij.

Ndonëse e theksoi me forcë nevojën që mbështetja e NATO-s dhe BE-së për Ballkanin të vazhdojë, ai paralajmëroi po kështu se lufta mund të shpërthejë në çdo moment.

“Nuk mjafton të ngrini duart lart dhe të prisni që BE-ja dhe NATO të bëjë diçka për Ballkanin. Vetë vendet dhe liderët në këto vende luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e Ballkanit të qëndrueshëm dhe të sigurt, ishte këshilla e tij, edhe pse e theksoi se NATO dhe BE-ja do të ndihmojë siç kemi bërë me vite dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen dhe kujtoi sesi aleanca, në përgjigje të asaj që ndodhi në shtator në Banjskë të Kosovës, rriti numrin e ushtarëve në KFOR dhe po monitoron me kujdes situatën në terren”, tha Bauer.

SHARE