Nga 1 shtatori do të rrisim pensionet për 36%, ka bërë të ditur kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq. “Sa i përket pensionistëve, kemi pasur rritjen e parë të pensioneve që nga 1 maji. Rritja e dytë fillon nga 1 shtatori, dhe ajo nga 1 shtatori, duhet të jetë në nivelin 36 për qind, që nuk është e papërfillshme”, tha Abazoviq. Të rikujtojmë se para pak kohësh nga Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor u shpreh se pensionet do të kenë trend rritjeje dhe nuk do të ketë probleme me pagesën. Gjatë orës së kryeministrit, Abazoviq tha se koronavirusi dhe kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë duhet të na mësojnë se duhet të përfshihemi më shumë në prodhimin e ushqimit dhe të bëhemi një vend që nuk varet nga energjia. Fokusi, tha ai, nuk duhet të jetë vetëm në bujqësi, por edhe në ndërtimin e objekteve të reja energjetike.