GJELOSHAJ KA URUAR EMËRIMIN E TALAT XHAFERIT KRYEMINISTËR TË MAQEDONISË SË VERIUT

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi njëherësh kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka uruar emërimin e Talat Xhaferit kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

“Sot në Shkup, në qytetin e lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut – Nënës së botës – gjegjësisht, Nënë Terezës, u emërua kryeministër z. Talat Xhaferri, një burrë trim në kohë lufte dhe paqeje! Urime shqiptarë, kudo që jeni! Tani, Talati ka edhe një përgjegjësi të re kombëtare, që e kryen dhe do ta permbush me sukses, ashtu si gjithë herave tjera deri me tani!,” thuhet në urimin e Gjeloshajt.

SHARE