Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1.510 analiza për prezencën e Covid19, nga të cilët 520 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 5 humbje jete. Në komunën e Tuzit janë regjistruar 6 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 645 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.996, nga të cilët 77 në komunën e Tuzit.