PLUHURI NGA SAHARA E KA “MJEGULLUAR” AJRIN NË VEND

Pluhuri dhe rëra e imët nga shkretëtira e Saharës, e cila vendoset në ajër, ka mbërritur në rajonin tonë.

Për këtë arsye gjatë ditës është vënë re një “bardhësi” e dukshme në ajër.

Mëngjesin e sotëm pjesa më e madhe e popullsisë ka vënë re, nga ngjyra e makinave të tyre, se binte i ashtuquajturi shi  i pistë, por edhe i “vrenjtur” dhe i “zbardhur” në ajër gjatë ditës.

Meteorologu Mirko Rakoçeviq thotë se kjo dukuri është pikërisht për shkak të pluhurit dhe rërës së imët nga Sahara.

“Kur kemi rryma të forta jugore, siç janë këto ditë, pluhuri dhe rëra e imët nga shkretëtira e Saharës arrin në rajonet tona dhe kështu vendoset në ajër. Kur kemi edhe prezencë të reve apo reshjeve, shiu e lan materialin e grumbulluar dhe në këtë mënyrë prodhohet shi i verdhë, i kuq, i pisët, ose në zhargonin malazez, shi të turbullt”, thotë Rakoçeviq.

Tashmë gjatë mbrëmjes nuk do të ketë rërë në atmosferën tonë.

Meteorologu bën me dije se natën në vijim do të ketë reshje shiu, bubullima dhe herë pas here erë shumë të fortë, ndaj kujdesi nuk është i pavend.

Nesër, pra, dukshëm më pak shi dhe më shumë diell.

SHARE