VAKSINA HPV JASHTËZAKONISHT E SIGURT, SA MË HERËT TË MERRET DO TË JETË MË EFEKTIVE

Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Milko Joksimoviq tha se vaksina HPV është jashtëzakonisht e sigurt, ku reaksionet negative serioze ndodhin aq rrallë sa që në asnjë moment nuk mund të vënë në pikëpyetje zbatimin e vaksinimit. Me fillimin e sotëm të vaksinimit, siç tha ai në emisionin „Mirëmëngjes Mali i Zi“ në TVMZ, vendi ynë i bashkohet radhës së rreth 100 vendeve në botë që prej 15 vitesh e përdorin këtë vaksinë efektive dhe shumë të sigurt. Joksimoviq kujton të dhënat alarmante sipas të cilave në Mal të Zi mesatarisht çdo javë bëhen dy diagnoza të kancerit invaziv të qafës së mitrës, ndërsa mesatarisht çdo javë vdes një grua. “Ky është vetëm fillimi, duhet të punojmë ende shumë me njerëzit, në mënyrë që ata të kuptojnë se sa i madh është problemi dhe pastaj si të zgjidhet”, tha Joksimoviq. Ai ftoi prindërit, vajzat e të cilëve mbushën 10, 11, 12 dhe 13 vjeç të interesohen dhe të aplikojnë.

SHARE