Ushqimet Pranverore që Ju Dobësojnë – Këshilla të Shëndetshme për një Trup Perfekt

Çdo fillim pranvere  sfida mes zgjedhjes së ushqimeve të shëndetshme ose jo bëhet gjithnjë e më e egër sa më shumë afrohet stina e verës.

Pranvera është sezoni më i mirë për të filluar dietën pasi shumuellojshmëria e perimeve të shëndetƒshme e lejon këtë.

Ushqimet pranverore të pasura me ujë dhe fibra janë ushqyesit më të mirë për trupin tuaj.

Mund të konsumoni sasitë që dëshironi dhe të mos shëndosheni.

Këto ushqime arrijnë të reduktojnë dhjamin nën lëkurë duke stimuluar humbjen në peshë.

AgroWeb.org ju këshillon një listë me ushqime të stinës të cilat do t’ju ndihmojnë ne uljen e peshë në mënyrë të natyrale.

Sallata me gjethe të kuqe

Marulja ose sallata me gjethe të kuqe është e pasur me fibra.

Njihet si një nga ushqimet më të mira për humbjen në peshë pasi e ngop trupin për disa orë.

Rreth 150 gr sallatë në ditë mund të sigurojë 100% të sasisë së vitaminës K që ju duhet për forcimin e kockave.

Bizelet

Bizelet janë një nga perimet më të pasura me antioksidantë, përveçse do t’ju ulë në peshë ka edhe veti kundër plakjes.

Përmbajnë karrotenoide dhe polifenoletë cilat ndihmojnë në formimin e muskujve.

Qepët e bardha

Qepët e bardha janë të pasura me fruktanë, një ëmbëlsues natyral që çon në përmirësimin e tretjes.

Stimulon krijimin e bakterieve të shëndetshme dhe largon ato të këqijat.

Në këtë mënyrë stomaku juaj do të tresë më mirë edhe ushqimet e tjera, duke ju ndihmuar në uljen e peshës trupore.

Rrepat

Perimet me ngjyra janë çelësi i humbjes në peshë dhe perimet e kuqe nuk përbëjnë përjashtim.

Rrepat e vogla të kuqe përmbajnë një mori mineralesh dhe vitaminash të cilat ndihmojnë në djegien e dhjamit dhe ulin rrezikun e prekjes nga diabeti.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ato gjithashtu mund të ulin nivelin e kolesterolit, insulinës dhe të luftojnë inflamacionin.

Kajsitë

Një nga frutat tipike të pranverës dhe verës, kajsitë do t’ju ndihmojnë të arrini peshën që dëshironi.

Janë një burim fibrash, vitamine A dhe kaliumi që ndihmojnë në nxjerrjen e ujit të tepërt nga trupi.

Në këtë mënyrë edhe pesha juaj trupore do të ulet e do të ndiheni më të lehtë.

Spinaqi

Spinaqi është në treg gjatë gjithë  vititt, por të freskët do ta gjeni vetëm në pranverë.

Është i pasur me vitaminat A,C dhe K të cilat ndihmojnë në ndërtimin e muskujve dhe pasurimin e trupit me fibra.

Spinaqi përmban kloroplast që është një nga mineralet më të mira të parandalimit të urisë gjatë ditës.

Në një studim të fundit  të Universitetit Lund në Suedi, u vu re se personat që konsumonin ushqime me kloroplast ishin më të dobët se të tjerët.

Kjo për shkak të ngopjes që arrin të marrë trupi nga kjo substancë që gjendet me shumice tek spinaqi.

Brokoli

Thuajse çdo dietë përfshin një dozë me brokoli.

Ky ushqim jeshil është i pasur me sulforafane, një mineral që rrit nivelin e testosteronit dhe lufton dhjamin e tepërt në trup.

Këto ushqimeve përveçse do t’ju ndihmojnë të ulni peshë, do të mbajnë të shëndetshëm trupin tuaj./AgroWeb.org

SHARE