SOT KA NISUR FUSHATA PËR ULJEN E MARZHIT

Në Mal të Zi ka nisur fushata për uljen e marzheve për produktet me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve, ndaj sot në tregjet e mëdha mund të gjeni më shumë se 500 artikuj me etiketë të kuqe “çmim të kufizuar”.

Ky aksion zgjat deri me 31 maj.

Në dyqanet me shumicë marzhet janë të kufizuara në 5 për qind, në dyqanet me shumicë çmime të kufizuara në 7 për qind janë: miell gruri tip 500, miell gruri tip 400, sheqer, vaj luledielli dhe kripë.

Qeveria njoftoi se marzhet në dyqanet me shumicë dhe pakicë janë të kufizuara në 10 për qind për: djathin e bardhë vendas, kos të prodhuar në vend, patate të freskëta, qumësht me 2,8 për qind pa kapak, pulë, qafë derri pa kocka, oriz të bardhë në qese, bizele të ngrira dhe margarinë.

Lista përfshin gjithashtu sallam të prodhuar në vend, proshutë e ngjeshur – prodhim vendas, sallam viçi, hot-dog pule, proshutë derri të thatë…

Marzhi deri në 10 për qind është i kufizuar edhe për tonë në copa pa aditivë në vaj, pashtetë, reçel kumbullash, marmelatë…

Lista përfshin edhe gjellë viçi, ketchup-in, troftë të freskët, sardele në vaj vegjetal, shurupin e lëngjeve për hollim, djathin gjysmë të fortë etj.

Në dyqanet me shumicë deri në 10 për qind dhe në dyqanet me pakicë deri në 15 për qind marzhet kufizohen në: sapun për fëmijë, pelena për fëmijë, shampo për fëmijë, kavanoza frutash për fëmijë, shampo për të rritur.

Lista përfshin gjithashtu: letër higjienike me tre shtresa, detergjent lavanderie dhe peceta higjienike.

SHARE