Qeveria në Francë njoftoi se nuk do të tërheqë reformën e diskutueshme të pensioneve pavarësisht grevave, protestave masive dhe ngjarjeve të dhunshme të përjetuara në shumë qytete të vendit.
Zëdhënësi i qeverisë, Olivier Veran në një intervistë për gazetën franceze “Journal De Dimanche” (JDD), tha se nuk do ta tërheqin reformën edhe pse ajo ka shkaktuar protesta.
“Nuk mund të lejojmë që të krijohet ideja se dhuna është një reagim i drejtë ose i tolerueshëm”, tha Veran duke shtuar se zbatimi do të vazhdojë me një udhërrëfyes që do të bëjë sërish një rregullim.
Ai theksoi se “Reforma e pensionit, nuk do të bie në situatën si presioni i reformës”.
Duke tërhequr vëmendjen se në Francë do të ketë reforma të mëpasshme që do të bëhen nga ata vetë ose qeveritë e tjera, Veran tha: “Në mesin e reformave të ardhshme disa prej tyre nuk do të dëshirohen, por do të jenë reforma të miratuara në mënyrë demokratike nga Parlamenti legjitim dhe të nevojshme për të ardhmen e vendit”.
Në Francë vazhdojnë protestat të cilat shpërthyen më 16 mars pasi qeveria vendosi të kalojë në Parlament pa votim projekt ligjin i cili e rrit me 2 vite moshën e pensionit. Në shumë pika të vendit shënohen ngjarje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë e cila ndërhyn ndaj protestuesve.
Në protestat e mbajtura në të gjithë vendin një ditë më parë u arrestuan 457 persona.