NIMANBEGU: 25 SHKURTI, DITË E CILA SQARON SHUMË GJËRA NË SKENEN POLITIKE TË MALIT TË ZI, POR EDHE NDËRSHQIPTARE NË MZ

Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, erdhi dje në Tuz në përkrahje të Komunës së Tuzit dhe qytetarëve të cilët protestuan kundër masave të reja ANTICOVID, të vendosura nga Qeveria e Malit të Zi. Tuzi si pjesë e zonës së gjelbërt, ka qenë e vetmja komunë, në të cilën u vendosën masat shtërnguese, me mbylljen e të gjitha objekteve hotelierike. “Qeveria e cila mori këtë hap diskriminues ndaj të vetmes Komunë të Gjelbërt që mbyllej, reagoi në mënyrë që nisi patrulla police si asnjëherë më parë ndër të gjitha Komunat që pandeminë e luftojnë tash 11 muaj. Arrestime dhe padi nga prokuroria për qytetarët e vetë dhe udhëheqësit e Komunës është rezultat i kësaj,” thekson Nimanbegu. Ai më tej shton se mospranimi në heshtje të vendimit diskriminues nuk është agjend politike, por është obligim qytetarë dhe tregon udhëheqësi të mirë të interesave të popullit që përfaqëson. Ai thekson se Kryeministri duhet të jetë i gatshëm në çdo kohë dhe çdo vend të takohet me cilindo që të zgjidhen problemet e jo ti shmang ato, siç ka bërë konkretisht dje në lidhje me situaten e krijuar në Tuz. “Diskutimet u zhvilluan vetëm për shkakë të insistimit tonë dhe përgjegjëshmërisë ndaj situatës dhe qytetarëve. Dhe kjo është dëshmi që aty nuk ka kalkulime politike por ndjenjë dhe udhëheqje të përgjegjëshme,” thotë deputeti Nimanbegu.  Nimanbegu deklaroi se qytetarët e Tuzit mund tu besojnë udhëheqësve të vetë. “Mund ti besojn Kryetarit Gjeloshaj që udhëheqja e tij është e përgjegjëshme dhe dinjitoze. Po ashtu edhe Shqiptarët në MZ, mund tu besojnë liderëve të vetë. Tu besojnë atyre që edhe kësaj radhe ngritën zërin për të drejtat e tyre,” tha deputeti Genci Nimanbegu.

SHARE