PUNONJËSIT E ARSIMIT NUK PRANOJNË RRITJE RROGE PREJ 15%

Bordi kryesor i Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi në seancën e sotme nuk e ka pranuar propozimin e Ministrisë së Financave dhe Arsimit që nga 1 janari i vitit të ardhshëm pagat e arsimtarëve të rriten për 15% dhe të ketë rritje të reja në 2024 dhe 2025. Sindikata nuk heq dorë nga kërkesa për rritje të pagave prej 45 për qind dhe kërkojnë që në negociata t’i bashkohet edhe kryeministri Dritan Abazoviq. “Bordi kryesor i Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi kërkon që të vazhdojmë negociatat për rritjen e pagave të edukatorëve sa më parë dhe që në mbledhjen e radhës përveç ministrit të arsimit z.Miomir Vojinoviq të jenë edhe ministri i Financave z. Aleksandar Damjanoviq, edhe kryeministri Dritan Abazoviq dhe së bashku të arrijmë në një zgjidhje të pranueshme duke rritur pagën e punonjësve në 45%”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kryetari i sindikatës, Radomir Bozhoviq.

SHARE