QEVERIA VAZHDON PËRPJEKJET E TË MËPARSHMEVE PËR TË MBROJTUR STANDARDET E JETESËS SË QYTETARËVE

Rritja e çmimeve është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen qytetarët tanë, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Siç tha ai, norma kumulative e inflacionit në dy vitet e kaluara ishte më shumë se 20 për qind, ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve deri në 40 për qind, gjë që sipas Millatoviqit, qytetarët e ndjenin më së miri në çdo blerje.

“Është mirë që Qeveria e 44-të vazhdon përpjekjet e të mëparshmeve për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve tanë. Ligji për masat e përkohshme për kufizimin e çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve, i hartuar në mandatin e Qeverisë së 42-të dhe i miratuar në mandatin e Qeverisë së 43-të, krijoi bazën për kufizimin e çmimeve të produkteve në rastet e ndërprerjes serioze në treg”, thekson Millatoviq.

Presidenti tha se kjo tregon se krijimi i politikave të mira ekonomike që i mundësojnë shtetit të veprojë në kohën e duhur është me rëndësi kyçe.

SHARE