NË MESNATË FILLON HESHTJA ZGJEDHORE

Me rastin e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen të dielën, sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore. Në Beranë, do të marrin pjesë tetë lista zgjedhore, ndërsa në Ulqin janë vërtetuar pesë lista zgjedhore, kurse të drejtë vote kanë mbi 20 000 votues. Në zgjedhjet lokale në Ulqin, do të marrin pjesë koalicioni shqiptar UDSH-LD në MZ, Demokratët, Koalicioni për Fillim të Ri, Forca dhe koalicioni i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Partisë Boshnjake. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00. Në Kuvendin e Komunës janë 33 ulëse këshilltarësh, kurse qytetarët do të votojnë në 38 vendvotime.

SHARE