PESË RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS , DHJETË NË TRAJTIM

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi pesë raste të tjera të koronavirusit në Mal të Zi.  Kjo ka rritur numrin e pacientëve në vendin tonë në 52. Dhjetë pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi, tetë prej tyre në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe dy në Klinikën e Brendshme, u theksua nga Qendra Klinike e Malit të Zi. “Që nga dje në ora 18:00, janë analizuar 25 mostra.  Virusi i ri i koronës u konfirmua në pesë persona, ndërsa në 20 gjetjet tjetra ishin  negative,” theksoi Instituti i Shëndetit Publik. Në Mal të Zi, aktualisht kemi gjithsej 52 të infektuar me koronavirusin e ri.

SHARE