CAREVIQ ZGJEDHET KRYETAR I KOMUNËS SË BUDVËS

Bartësi i listës, “Për të ardhmen e Budvës”, Marko Careviq, është zgjedhur sot, me shumicën e votave të këshilltarëve të parlamentit lokal, kryetar i Komunës të Budvës për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar. Zgjedhjen e tij e kanë përkrahur 19 deputet prej gjithsejtë 33, sa numëron parlamenti i ri i këtij Kuvendi komunal, transmeton RTV Budva. Në mbledhjen e Parlamentit të Budvës nuk kanë marrë pjesë 11 këshilltarë të koalicionit të PDS, Socialdemokratëve, Partisë Liberale dhe Partisë Malazeze. Të theksojmë se Careviq funksionin e kryetarit të Budvës e ka ushtruar prej me 5 janar të vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti kur shkarkohet nga shumica e atëhershme kuvendore të përbërë nga Këshilltarët e PDS, Socialdemokratëve, Partisë Malazeze dhe nga këshilltari i pavarur, Stevan Xhakoviq.

SHARE