VARHELYI NESËR DO TA VIZITOJË KOSOVËN

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olivier Varhelyi, do ta vizitojë nesër Kosovën me ç’rast pritet të takohet me krerët shtetërorë, si dhe me përfaqësuesit e opozitës.

“Këto takime do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit, si dhe reformat kryesore, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit energjetik dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i Varhelyit.

Pritet që ai të zhvillojë takim me presidenten kosovare, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e opozitës  si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

SHARE