INSTITUTI: 756 RASTE TË REJA, 11 VIKTIMA

Në Mal të Zi sot janë regjistruar 756 raste të reja me Covid 19, ndërsa 11 persona e kanë humbur jetën. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 243, Nikshiq 157, Tivar 78, ndërsa në Tuz 11 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 1.069 të infektuar. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 9.256, 112 në komunën e Tuzit.

SHARE