VERA NË MALËSI – 2021

Komuna e Tuzit ka prezantuar kalendarin e aktiviteteve në kuadër të programit- “Vera në Malësi” – 2021. Programi është përgatitur me plot aktivitete për të gjithë qytetarët e Malësisë nga vendi dhe diaspora të të gjitha moshave. Aktiviteti i parë ka filluar dje me kampin veror për fëmijë në Vitojë. Aktiviteti i rradhës do të jetë me 26 korrik në Tuz duke filluar nga ora 21.00 – Trupa e teatrove e të rinjëve “Passion”, regjia Gjergj Mena. Më 29 korrik në ora 20.30 në Hot – Traboin, do të mbahen mbrëmja letrare “Takohemi te kroni i Traboinit”. Më 31 korrik në Cem – Tërgaja, do të mbahen garat ndërkombëtare “Kërcimet në Tërgajë”, ky aktivitet do të fillojë në ora 15.00. Më 1 gusht në qendër të Tuzit, ora 21.00, do të mbahet mbrëmje muzikore – Ramazan Peku & Friends. Me 6 gusht te Kulla e Vuksanlejkave me fillim në ora 21.00 do të shfaqet Teatri i qytetit të Prizrenit – “Porta për në ferr” me regji Luan R. Kryeziu. Aktiviteti i fundit të kuadër të “Vera në Malësi” 2021 do të përmbyllet me panairin e librit, ky aktivitet do të mbahet në qendër të Tuzit nga data 18 deri me datën 21 gusht, në ora 21.00. Komuna e Tuzit fton qytetarët që të vizitojnë këto aktivite, dhe të kalojnë një verë sa më të bukur në Malësi, natyrisht duke respektuar masat e paraqitura nga Instituti i shëndetit publik për mbrojtje dhe parandalim nga virusi COVID 19.

SHARE