DREJTORI I “TOMONTENEGRO”, TODOROVIQ JEP DORËHEQJEN

Drejtori ekzekutiv i linjës ajrore kombëtare “ToMontenegro”, Predrag Todoroviq, dje ka dorëzuar kërkesë Bordit të Drejtorëve dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale për ndërprerje të marrëveshjes së kontratës, njoftoi kompania. Ai hoqi dorë nga të gjitha të drejtat e kontratës për tre vitet e mbetura, si dhe nga e drejta për pagesën e largimit, thuhet në deklaratë. Linja ajrore kombëtare tha se si shpjegim, Todoroviq deklaroi se e ka paraqitur kërkesën vetëm për arsye personale.

SHARE