Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, ka momente të vështira kur duhet të zbatohen reforma të vështira, të cilat qytetarët jo gjithmonë i kuptojnë, tha kryeministri i malit të Zi Millojko Spajiq në Davos.
Siç theksoi ai gjatë debatit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në Mal të Zi kemi 80 për qind të qytetarëve që janë në favor të BE-së dhe ky është një detyrim për të përmbushur atë që qytetarët duan realisht.
“Ne ndihemi të detyruar ta përmbushim atë vendim”, tha Spajiq.
Ai përsëriti planin e Malit të Zi për të përmbushur të gjitha detyrimet, të mbyllë të gjithë kapitujt dhe të jetë gati për anëtarësimin në BE si anëtari i 28-të deri në fund të vitit 2026.