KRYEMINISTRI ABAZOVIQ ME ESCOBAR DHE ANËTARË TË KONGRESIT AMERIKAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq është nisur sot për në Uashington, ku të mërkurën në Departamentin e Shtetit do të takohet me të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njoftoi Qeveria.

Ata thanë se kjo do të pasohet nga takime me kongresmenë dhe senatorë të shumtë në Capitol Hill.

“Takimet e Abazoviqit me anëtarët e Kongresit përfaqësojnë një mundësi për të diskutuar për të ardhmen euroatlantike të rajonit, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit dhe aleancës me SHBA-të. Kjo pjesëmarrje do të konfirmojë përkushtimin e Malit të Zi për proceset dhe reformat e mëtejshme integruese, dhe përmirësimin e mëtejshëm të mirëkuptimit të ndërsjellë, i cili do të nxisë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Përveç takimeve me zyrtarë amerikanë, janë planifikuar edhe takime me organizata të shumta në Uashington dhe Abazoviq, ndër të tjera, do të jetë i ftuar në një seancë speciale të Këshillit Atlantik.

SHARE