DUKAJ: DUKE INVESTUAR TE FËMIJËT, NE MBËSHTESIM PROGRESIN DHE PROSPERITETIN PËR NJË KOHË MË TË MIRË

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka uruar Ditën Botërore të Fëmijëve, e cila festohet çdo 20 Nëntor.

Atë ditë, siç kujton ai, në vitin 1959 u miratua Deklarata e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.

“Të dashur fëmijë, gëzuar ditën tuaj. Me urime të sinqerta, theksoj nevojën që të gjithë ne të investojmë së bashku në zhvillimin e një shoqërie në të cilën do të ndiheni të sigurt dhe të lumtur dhe do të keni mundësinë të zhvilloni potencialin tuaj. Duke investuar te fëmijët, ne mbështesim progresin dhe prosperitetin për një të ardhme, kohë më të mirë që ju, fëmijët e sotëm, do ta krijoni sipas masës tuaj”, tha ministri Dukaj në urimin e tij.

SHARE