ABAZOVIQ: DO TË BËJMË GJITHÇKA PËR TË KRIJUAR KUSHTET MË TË MIRA PËR EDUKIMIN DHE JETËN E FËMIJËVE

Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq ka uruar fëmijët e Malit të Zi për festën – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ai theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të të gjithë komunitetit se fëmijët janë pasuria më e madhe e një shoqërie dhe tha se Qeveria do të bëjë gjithçka për t’i mbrojtur ata dhe për t’u ofruar kushte më të mira për rritje, arsim dhe jetë. Ai thotë se Qeveria është e përkushtuar çdo ditë për përmirësimin e pozitës së fëmijëve dhe respektimin e të gjitha të drejtave të garantuara me Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Qeveria vëren se të gjithë fëmijët kanë të gjitha të drejtat nga kjo Konventë, pavarësisht se kush janë, ku jetojnë, çfarë gjuhe flasin dhe cilës kulturë dhe fe i përkasin. “Të dashur fëmijë, urime festa, ju jeni motivi që Mali i Zi të jetë edhe më i suksesshëm dhe më i mirë”, ka shkruar Abazoviq.

SHARE