TRUMP PARALAJMËRON “LUFTË EKONOMIKE” TË PAPRECEDENTË KUNDËR IRANIT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar nisjen e asaj që e ka cilësuar si operacionin më të ashpër ekonomik të ndërmarrë ndonjëherë kundër një vendi, duke synuar izolimin e mëtejshëm të Iranit.

Trump i bëri deklaratat përmes rrjetit të tij social, Truth Social, duke thënë se masa e re do të përbëjë një “luftë ekonomike dhe izolim në një shkallë të paprecedentë”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo shtet, institucion financiar, kompani, aeroport apo ent qeveritar që i ofron mbështetje Iranit mund të përballet me pasoja të rënda ekonomike nga SHBA-ja. Trump e krahasoi operacionin e paralajmëruar me “Dita D” në aspektin e shkallës së veprimit.

Presidenti amerikan tha se, sipas tij, Teherani kishte pasur mundësi për të arritur një marrëveshje me Uashingtonin, por nuk kishte zgjedhur ta shfrytëzonte atë mundësi.

Reagimi nga Teherani ka qenë i menjëhershëm. Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim e ka cilësuar paralajmërimin e Trumpit si vazhdim të politikës së “presionit maksimal” të Uashingtonit, duke i konsideruar deklaratat e presidentit amerikan si të ekzagjeruara.

SHARE