Ambasadori i Kroacisë në Mal të Zi, Veselko Grubishiq, ka bërë të ditur se një qeveri e qëndrueshme është kusht për përshpejtimin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE).
Ai vlerësoi se në pesë vitet e ardhshme mund të pritet anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
“Një qeveri e qëndrueshme që nuk do të paragjykojë asnjë kamp, do të zgjedhë më të mirën, dhe duhet të krijohet një strukturë negociuese cilësore dhe në shërbimin civil të sjellën njerëz shumë seriozë, por që do të shërbejnë. Në ambasadë u them kolegëve të mi se ne jemi shërbim, jo Qeveri”, ka thënë Grubishiq.
Ai theksoi se njerëzit duhet të shohin që shërbimi civil është shërbim për qytetarët. Ambasadori kroat tha gjithashtu se është krenar që Kroacia është anëtare e BE-së tash dhjetë vite.
“Në përvjetorin e dhjetë do të jemi në suficit prej më shumë se dhjetë miliardë eurosh”, tha Grubishiq.
I pyetur nëse e ardhmja e BE-së është e diskutueshme, Grubishiq përgjigjet negativisht.
“Mendova vetëm se në 10 vjetorin e hyrjes së Kroacisë në Bashkim, do të festonim edhe anëtarësimin e Malit të Zi…”
Grubishiq shtoi se mendonte që Mali i Zi do të anëtarësohej më shpejt në BE dhe se Kroacia do të jetë me Malin e Zi në çdo hap në rrugën evropiane.