NGA NESËR SHTRENJTOHEN TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE

Foto: Shutterstock

Nga Ministria e Energjisë dhe Minierave është njoftuar se nga nesër, më 7 korrik, do të shtrenjtohen të gjitha llojet e karburanteve.

Një litër Eurodizel do të kushtojë katër cent më shumë, përkatësisht 1,58 euro.

Edhe vaji për ngrohje do të shtrenjtohet me katër cent, kështu që çmimi i tij do të jetë 1,51 euro për litër.

Eurosuper 98 dhe Eurosuper 95 do të shtrenjtohen me nga dy cent, duke arritur në 1,66 euro dhe 1,62 euro për litër.

Përllogaritja e radhës e çmimeve do të bëhet më 15 korrik.

SHARE