ABAZOVIQ: TË ARDHURAT NGA TURIZMI NË VITIN 2022 JANË 997 MILIONË EURO

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik Dritan Abazoviq njoftoi se të ardhurat nga turizmi në vitin 2022 ishin 997 milionë euro.  

“Ne vazhdojmë me lajme të mira – të hyrat nga turizmi në vitin 2022 arritën në 997 milionë euro dhe janë 275 milionë euro më të larta se në vitin 2021, ndërsa janë vetëm 50 milionë euro më pak se viti rekord 2019”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Abazoviq shton se është veçanërisht i kënaqur me faktin se të ardhurat nga turizmi në tremujorin e katërt të vitit 2022 arritën në 123 milionë euro, që, siç theksoi ai, janë të ardhurat më të larta të regjistruara ndonjëherë në tremujorin e katërt.

“Dëshiroj t’ju rikujtoj se të ardhurat nga turizmi në tremujorin e katërt të 2019 arritën në vetëm 67 milionë euro. Ky është një tregues i qartë se Qeveria e Malit të Zi po punon për zgjatjen e sezonit turistik dhe arritjen e qëllimit final përmes fushatës Montenegro365 – turizmi çdo ditë të vitit”, ka thënë kryeministri Abazoviq.

SHARE