SHTYHET FILLIMI I GJYSMËVJETORIT TË DYTË

Ministri i Arsimit, Miomir Vojinoviq ka kërkuar në seancën e sotme të Qeverisë që të shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për shkak të sezonit dimëror, kërkesë e cila u miratua. Vojinoviq në fillim të seancës tha se kanë marrë disa kërkesa për vazhdimin e pushimeve dimërore edhe për një javë, ndërsa është i interesuar për qëndrimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Turizmit nëse ka nevojë për shtyrje.

Kryeministri Dritan Abazoviq është pro zgjatjes së pushimeve dimërore. “Nuk është keq që nuk e dëgjojmë kërkesën e industrisë turistike. Mendoj se janë të justifikuara kërkesat për zgjatjen e pushimeve dimërore edhe për pesë ditë. Me këtë dërgojmë mesazh se po mendojmë për të gjithë, por kjo nuk duhet të jetë në kurriz të cilësisë së mësimdhënies”, tha Abazoviq.

Ministri i Arsimit premton se do të kompensojë çdo ditë dhe vuri në dukje edhe problemin e furnizimit me karburant dhe naftë për ngrohje.

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, tha se duhet të mendohet se nga viti i ardhshëm pushimet dimërore do të fillojnë më 1 shkurt. Konkluzioni verbal në fund ishte që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të shtyhet.

“Le të jetë një përfundim verbal dhe ministria le të marrë përgjegjësitë e saj”, tha Abazoviq.

SHARE