Moti i ngrohtë mbart një problem acarues.
Bëhet fjalë për mushkonjat që e kthejnë trupin e njeriut në një tabelë qitjeje.
Si mund të gjejmë qetësim të menjëhershëm pas pickimit të mushkonjës?
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për shumë kura interesante që zbusin dhimbjen e pickimit dhe pasojat e saj.
Akulli
Temperaturat e ftohta pakësojnë inflamacionin në lëkurë dhe e mpijnë atë.
Sa herë që t’ju pickojnë mushkonjat vendosni një kompresë të ftohtë për 5 minuta dhe do të ndiheni më mirë.
Mjalti
Një pikë mjaltë mbi zonën që ka pickuar mushkonja mund të ofrojë lehtësim.
Mjalti zbut gjithashtu dëshirën për kruarje.
Aloe Vera
Xheli i aloe verës shëron lëndime të vogla të lëkurës dhe qetëson zonat e infektuara.
Merrni pak nga xheli i bimës dhe vendoseni mbi lëkurë sa herë që t’ju pickojë mushkonja.
Soda e Bukës
Me sodën e bukës mund të përgatisni një pastë me ujë dhe ta mbani mbi lëkurë për 10 minuta.
Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Borziloku
AgroWeb.org ju sugjeron të zieni në dy gota ujë 15 gramë me gjethe borziloku të thatë.
Pas zierjes lëreni lëngun të ftohet dhe më pas lageni një napë të pastër dhe fërkoni zonat ku ju kanë pickuar mushkonjat.
Uthulla
Hidhni pak uthull në një legen të vogël me ujë dhe më pas lageni napën e pastër dhe vendoseni mbi lëkurë.
Nëse mushkonjat ju kanë pickuar fort në çdo vend të trupit atëherë AgroWeb.org ju sugjeron të bëni një banjë duke mbushur vaskën me ujë dhe 2 gota me uthull.
Qepa
Qepa na bën të qajmë por edhe shëron pickimin e mushkonjave.
Prijeni qepën në gjysmë dhe vendoseni direkt mbi lëkurë.
Mbajeni për disa minuta dhe lajeni lëkurën me ujë të ftohtë.
Trumza
Prijini hollë gjethet e trumzës dhe vendosini direkt mbi lëkurë.
Mbajini për 10 minuta dhe zona nuk do të acarohet më.
Lëngun e trumzës mund ta përdorni edhe në lëkurë duke përdorur një napë të pastër.
Bari i Bletës
Bari i bleteës ka shumë ngjashmëri me menten dhe është një kurë natyrale për shumë probleme të tilla.
Gjethet e barit të bletës mund të vendosen direkt në lëkurë sepse lufton menjëherë inflamacionin dhe pakëson rrezikun e një infeksioni.
Çaji i Kamomilit
Ju mund të përdorni bustinat e çajit të kamomilit dhe t’i fusni në frigorifer për 30 minuta.
Më pas, pasi t’i shtrydhni, bustinat mund t’i vendosni në zonat ku ju kanë pickuar mushkonjat dhe t’i mbani për 10 minuta.
Hudhra
Një zgjidhje për pickimin e mushkonjve është hudhra.
Ndani në dysh një thelb hudhre dhe vendoseni direkt mbi lëkurë por përgatituni të ndieni një djegie të lehtë.
Në të kundërt, përdorni vaj të arrës së kokosit dhe përziejeni me hudhër të grirë hollë.
AgroWeb.org ju sugjeron të lyejeni zonën dhe mbajeni vajin për 10 minuta dhe më pas fshihuni.
Kini parasysh që mushkonjat janë shumë aktive natën./AgroWeb.org