GJASHTË RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Në Mal të Zi, janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja të koronavirusit, njofton Instituti i Shëndetit Publik. Kjo ka rritur numrin e pacientëve në Mal të Zi në tetë persona të infektuar. “Në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, analizat paraprake të 20 mostrave nga mbikëqyrja dhe rastet e kontaktit të konfirmuara deri më tani janë përfunduar. Gjashtë nga mostrat janë pozitive, njëra prej të cilëve nuk ka lidhje epidemiologjike me rastet e konfirmuara deri më tani,” theksuan nga Insituti i Shëndetit Publik. Sipas tyre, në orën 6 pasdite, në Mal të Zi ishin 3.523 persona nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare, përfshirë qytetarët që u kthyen në Mal të Zi në një mënyrë të organizuar dhe u karantinuan për arsye parandaluese. Nga Instituti njoftuan se mbrëmjen e sotme do ta kalojnë në terren për të identifikuar dhe analizuar raste të tjera. 

SHARE