GJUKANOVIQ DHE MARKOVIQ UROJNË DITËN E KOMUNËS SË TUZIT

Presidenti  dhe kryeministri i Malit të Zi,  Millo Gjukanoviq dhe Dushko Markoviq, dërguan urime me rastin e 15 dhjetorit – Ditës së Tuzit.

Gjukanoviq i përcjell urimet e veta Kryetarit të Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq, Kryetarit të Kuvendit Fadil Kajoshaj, Këshilltarëve dhe të gjithë qytetarëve të Tuzit dhe pjesëmarrësve të seancës solemne, duke u dëshiruar urimet më të përzemërta dhe dëshirat më të mira për punë të mëtejshme të suksesshme.

“Dua të shpreh kënaqësinë që së bashku me qytetarët e Tuzit, të kujtojmë këtë 15 dhjetor dhe për atë që për herë të parë do ta shënoni në komunë të pavarur.

Jam i bindur se në kapacitetin e ri institucional si një mjedis tradicionalisht i njohur për tolerancë dhe përkushtim ndaj popullit të atij qyteti dhe Malit të Zi,do të vazhdoni edhe më tutje të kontribuoni në  zhvillimin dhe përparimin e vendit”, shkruan ndër të tjera në urimin e Gjukanoviq.

Edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, përgëzoi në emër të Qeverisë dhe në emër të tij personal qytetarët, krerët e Komunës si dhe këshilltarët në Kuvendin Komunal të Tuzit me rastin e 15 dhjetorit – Ditës së Tuzit.

Në urimet e tij, Markoviq shpreh se ka nderë të veçantë që Ditën  e Komunës, ta uroi në emër të Qeverisë, gjatë mandatit të së cilës janë krijuar kushtet për statusin e komunës së pavarur të Tuzit dhe shprehu dëshirën që qytetarët e kësaj komune të festojnë festën në një atmosferë bashkëjetese, të marrëdhënieve të mira  fqinjësore dhe  në harmoni multinacionale dhe multiversale.

SHARE