KONTROLLET E MASAVE EPIDEMIOLOGJIKE DO TË JENË MË RIGOROZE

Situata epidemiologjike në Mal të Zi kërkon kujdes dhe kontrolle më rigoroze të respektimit të masave, tha ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq. Në Televizionin Vijesti, ajo tha se kontrollet e masave, në radhë të parë kodi rregullativ, do të përditësohen maksimalisht dhe se do t’i kushtohet vëmendje e veçantë. “Rritja epidemiologjike kërkon një reagim të madh dhe kontroll shtesë të masave që janë në fuqi”, tha Boroviniq Bojoviq.

SHARE