GJELOSHAJ: NUK KEMI DILEMË PËR VENDIN E PAKICAVE NË QEVERI

Bartësi i Listës Shqiptare “Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj” dhe Kryetar i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj thase gjatë ditëve të fundit kishte kontakte jozyrtare me disa liderë të shumicës së re parlamentare dhe deklaroi se do të negociojnë me shumicën e re, por kjo nuk do të thotë se paraprakisht do të arrihet edhe marrëveshja. Vlerat të cilat ata i nënshkruan përmes marrëveshjes, ne kemi punuar për vite të tëra që të jenë arritjet e Malit të Zi. Unë jam i kënaqur që shumica e re parlamentare u pajtua me arritjet tona dhe që u angazhua për të punuar në forcimin e tyre. Ne gjatë kampanjës paraqitëm programin për marrjen e përgjegjësisë në qeverinë e ardhshme, pa e ditur rezultatin e zgjedhjeve. Vetëm përmes institucioneve të sistemit mund të realizohet qëllimi dhe planifikimi për popullin e vetë, dhe veçanërisht kjo tezë është e vlefshme për pakicat. Me shumë gjasa do të negociojmë, por kjo nuk do të thotë që paraprakishtë do të biem dakord, tha Gjeloshaj për Vijesti. Lista jonë ka formuar grupin e punes që është duke punuar në platformën për negociata të mundshme mbi pjesëmarrjen e listës shqiptare në pushtetin ekzekutiv, e që do të përfshijë të gjitha çështjet vitale për popullin tonë – dhe të punohet mbi angazhimet e politikës së jashtme nacionale që Mali i Zi të vazhdojë rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe rrugës Euro-Atlantike. Pyetja nuk është nëse pakicat duan të jenë pjesë e qeverisë, por nëse shumica e sapoformuar dëshiron të pranojë kërkesat tona demokratike, tha Gjeloshaj. Gjeloshaj tha se Dritan Abazoviq thërret që të jemi partnerë, e nga ana tjetër duke na akuzuar dhe thirrur me emra në mënyra të ndryshme, nuk është korrekte dhe as serioze, vetëm nëse ndoshta ajo thirrje është vetëm formale, do ta shohim. Këshilla ime për të është që të flasë më pak dhe të punojë më shumë në marrje të përgjegjësisë. Dritani nuk përfaqëson shqiptarët, ai ka të njëjtin trajtim në përfaqësimin e shqiptarëve si Halil Dukoviq dhe Luigj Shkrela, ata përfaqësojnë partitë e tyre. Në pyetjën se a ka ndikuar në mendim mbështetja e Ambasadës Amerikane për qeverinë e re, Gjeloshaj tha se Lista shqiptare dhe populli shqiptarë ndajnë vlera të përbashkëta me politikën e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara kanë bërë shumë për Malin e Zi dhe rajonin dhe ne do të përpiqemi fuqimisht të punojmë së bashku për të fuqizuar arritjet. Ambasada Amerikane përshëndeti procesin demokratik të zgjedhjeve dhe si një shtet demokratik respekton vullnetin e njerëzve, nuk e kuptova atë si mbështetje për qeverinë e re apo të vjetër! Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat e reja të popullit shqiptar në Mal të Zi, të cilat kërkojnë vëmendje të veçantë dhe përcaktim të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi në frymën e parimit që vetëm shqiptarët mund të vendosin për shqiptarët. Nuk ka vendime të lehta në politikë, shumica e shqiptarëve ne na kanë zgjedhur të marrim vendime në emër të tyre dhe për ta. Jam i sigurt se do të marrim vendime – të udhëhequr vetëm në interes të shqiptarëve dhe progresin e Malit të Zi, tha Gjeloshaj.

SHARE